Enkelejda Mema, gazetare Tv Klan

Sezoni artistik në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit është mbyllur. Ishte premtuar se rikonstruksioni i këtij institucioni do të niste me mbylljen e sezonit, por deri më tani asgjë nuk ka ndryshuar.”

Në intervistën e fundit të dhënë për Televizionin Klan, Ilir Kerni Drejtori i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në fund të muajit Mars tha:

Vera erdhi. Të paktën edhe përgjatë saj nuk do të kryhet asnjë ndërhyrje. Sipas Ministrisë së Kulturës projekti i zbatimit është hartuar. Procesi i rikonstruksionit është në fazën e përgatitjes së referencave teknike për prokurim të zbatimit të punimeve. Dhjetori i këtij viti ose Janari i 2017-ës është parashikuar nga Ministria e Kulturës si muajt e mundshëm të fillimit të punimeve. Janari si muaj është hera e dytë që premtohet nga Mirela Kumbaro. Në Tetor të një viti më parë ajo e quajti 2016 kantier ndërtimi për institucionet e kulturës, por që nuk rezultoi kështu.

Nëse parashikimi do të përmbushet pasi përgjatë gjashtë muajve të parë të 2016-ës nga drejtuesit e dy institucioneve, Ministrisë së Kulturës dhe Teatrit të Operas dhe Baletit, është thënë për arsye teknike, këtij të fundit i duhet të procedojë me një kalendar artistik të copëzuar, siç ndodhi sezonin e fundit, që pati kalendar vjeshtor, dimëror dhe pranveror.

Tv Klan