piratetPiratët e Karaibeve do të nisin në shkurt xhirimet për serinë e 5-të.

Lajmi është bërë i ditur nga stafi zyrtar të cilët kanë deklaruar se në mes të shkurtit do të nisin xhirimet për “Dead Men Tell No Tales”, i cili do të jetë edhe titulli i filmit që do të pasojë 4 seritë e mëparshme.

Deri më tani është konfirmuar që pjesë të rëndësishme të filmit do të xhirohen në vendet më të populluara të Australisë.

Johnny Depp do të jetë sërish në rolin e Kapitenit Jack Sparrow ndërsa Orlando Bloom do të rikthehet në rolin e Will Turner.

Seria e 5 do të dalë në kinematë botërore në korrik të vitit 2017.

K.Petro