Dikur ishin Pallatet e Pionierëve, që edukonin dhe zbulonin talentet që në vegjëli.

Pas prishjes së tyre, ato rikthehen në një tjetër formë, që i përgjigjen kërkesave të kohës. Nuk janë fëmijët që shkojnë në rrethet artistike, por profesionistët që shkojnë tek ata.

Prej pak ditësh instrumentistë, koristë, dirigjentë të Teatrit të Operas dhe Baletit janë angazhuar në edukimin e nxënësve përmes artit, kryesisht në ambientet ku ata zhvillojnë mësim. Për këtë është realizuar edhe një kalendar që i përshtatet moshës së tyre.   

Paralelisht me kultivimin artistik të publikut të së ardhmes, në studiot e operas dhe baletit po përgatitet një tjetër premierë botërore, në gjininë e baletit.

Tv Klan