Kriza e emigrantëve ka rikthyer tensionin mes vendeve të Bashkimit Europian të cilat prej vitesh nuk kanë arritur t’i japin një zgjidhje situatës. Italia vijon të mbetet me e dëmtuara, fluksi i emigrantëve që vijnë nga brigjet e Mesdheut zbarkojnë pikërisht në shtetin fqinj.

Situata jashtë kontrollit ka bërë që Italia të kërkojë që barrën e emigrantëve ta ndajë edhe me simotrat e saj europiane. Por deri tani, portet e shteteve europiane i kanë shërbyer kryesisht vetes.

Franca dhe Spanja janë kundër idesë që të hapin portet detare për emigrantët që vijnë nga Mesdheu. Austria ka shkuar edhe më larg, po përgatitet të nxjerrë ushtrinë në kufijtë e saj.

Edhe Zvicra po merr masa të përforcojë kufijtë e saj me Italinë, këtë herë duke përdorur policinë. Çështja e emigrantëve ka shënuar përplasje edhe në seancën e sotme plenare të Parlamentit Europian mes Presidentit të Komisionit, Jean-Claude Juncker dhe kreut të Parlamentit Europian, Antonio Tajani.

Salla ka qenë e mbushur me pak europarlamentarë, gjë të cilën Junker e ka quajtur qesharake. Tajani nga ana tjetër i ka kujtuar kreut të Komisionit Europian që është parlamenti ai që kontrollon komisionin dhe jo e kundërta.

Megjithatë, Juncer i ka njohur meritën heroike Italisë në krizën e emigrantëve, por tha se Bashkimi Europian po përballet me kufizime financiare për të përballuar situatën dhe nëse nuk ka bërë aq sa duhet për t’i dhënë zgjidhje.

Tv Klan