Ato kanë bërë historinë e pasarelës botërore të viteve 90-të. Stilistja e famshme italiane, Donatella Versace, riktheu në vëmendje emrat më të suksesshëm të sfilatave, Claudia Schiffer, Naomi Campbell, Cindy Crowford, Carla Bruni dhe Helen Christensen.

Supermodelet e viteve 90-të parakaluan në Milano Fashion Week, për koleksionin pranverë/verë 2018.

Sfilata e Versace-s ishte një stafetë brezash mes supermodeleve botërore. Prezantimi i tendencave të fundit u hap me tre emrat më të njohur të industrisë së modës sot, Kendall Jenner, dhe motrat Hadid, Bela dhe Gigi. Ndwrsa Cindy Krouford sfiloi bashkë me vajzën e saj 16-vjeçare, Kaia Gerber.

Më të bukurat e momentit ia lanë më pas pasarelën, pesë topmodeleve që ndryshe njihen si “Golden girls”, “vajzat e arta”.

Tv Klan