Besnik Hasi mund të rikthehet në drejtimin e një ekipi. Bëhet fjalë për ekipin e Genkut në Belgjikë, ku është shpallur kampion si futbollist në vitin 1999. 

Lajmin e bëjnë të ditur mediat belge.

Ish-kapiteni i Kombëtares mund të ketë një mundësi të re pas përvojave jo të mira me Legian e Varshavës dhe së fundi me Olimpiakosin.

Besnik Hasi ndoqi para disa ditësh një ndeshje të Genkut dhe ky mund të jetë një sinjal. Kjo skuadër është për momentin pa trajner pas dorëheqjes së Albert Stuivenberg.

Klan Plus