Peshëngritësit që do të marrin pjesë në Europianin që do të mbahet në fillim të muajit prill në Kroaci zhvilluan testin final në Kupën e Shqipërisë.

Në garë u rikthye Daniel Godelli pas pezullimit për doping. Ai së bashku me Erkand Qerimajn treguan formë të mirë. Nga femrat la përshtypje të mirë Evangjeli Veli. Ekipi më i mirë ishte Tirana me 8 tituj kampionë për meshkuj e femra. Aktiviteti u mbajt të premten në Durrës.

Tv Klan