Rikthehet filmi në Teatrin e kukullave në Tiranë.

Me regji të Arend Agthe, bazuar mbi librin me të njëjtin titull të Bettina Kumpfer dhe Arend Agthe, aventurat e Raffit ishte filmi qe tërhoqi vëmendjen e fëmijëve të grupmoshave të ndryshme.

Në kuadër të festivalit të filmave për fëmijë, tashmë në teatër do të shihen edhe filma në gjuhë të huaj apo edhe shqip.

Sipas drejtoreshës së teatrit, Monika Lubonja, ajo që përbën risi  këtë vit është fakti I kinemasë shëtitëse për fëmijët.

Së bashku me drejtorin e festivalit të filmit për fëmijë, Agron Domi nga mesi i muajit Nëntor filmi për fëmijë do të jetë prezente në të gjitha shkollat 9-vjeçare në vend.

Tv Klan