Aktori legjendar Necati Sasmaz, i njohur si Polat Alemdari i “Luginës së Ujqërve” përgatitet të rikthehet me një film kinematografik.

Filmi “Kurtlar Vadisi Vatan” (Lugina e Ujqërve Atdheu) ka nisur xhirimet në Antalia dhe kompania e produksionit ka publikuar fotot e para nga shesh-xhirimi.

Filmi do të shfaqet së shpejti në kinematë turke dhe ato të jashtme, por kompania nuk ka publikuar ende muajin dhe datën e saktë të premierës.

“Milliyet” thotë se në film do të luajnë aktorët e famshëm që kanë luajtur për vite me radhë në serialin “Lugina e Ujqërve”.

Filmi pritet me shumë kureshtje, veçanërisht pasi këtë vit Necati Sasmaz nuk u rikthye si zakonisht me serialin e ndjekur pas pushimeve të verës, por ka vendosur të rikthehet me një film kinematografik./tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”160″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]