Pas katër vitesh mungesë rikthehet “Maratona e Këngës”, një nga ngjarjet e rëndësishme të muzikës shqiptare. Koncerti, festa e qyteteve në sezonin turistik, do të sjellë te publiku artistët më të suksesshëm të momentit dhe hitet e tyre në sheshet e qyteteve dhe në ekranin e Televizionit Klan.

Elbasani ishte mikpritësi i parë.

Në kujdesin e kryetarit të Bashkisë, Qazim Sejdini, me një skenografi të re dhe më një teknologji të lartë audio dhe video, 30 zëra u ngjitën skenë. Për qytetarët e Elbasanit kënduan të njohurit e muzikës shqip Irma Libohova, Merita Halili, e ardhur enkas nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për këtë koncert dhe të rinjtë e AlarBand, Revolt Klan, Lindi Islami e Venera Lumani.

Për të gjithë ata që nuk patën mundësi ta ndiqnin live “Maratonës së Këngës” në Elbasan do të transmetohet të shtunën e 16 Korrikut, në ekranin e Televizionit Klan në orën 21:00.

Për ata që nuk duan të humbasin një mbrëmje të tillë spektakli të muzikës popullore dhe të lehtë shqiptare, “Maratona e Këngës”, të premten do të jetë në qytetin e Vlorës.

Tv Klan