18 vite nga dalja e sagës së famshme “Matrix”, shtëpia e filmografike “Warner Bros” po mendon për rikthimin e saj.

Produksioni ka nisur bisedimet me skenaristin Zak Pen, por ajo që ka çuditur adhuruesit e shumtë të filmit që rrëmbeu 4 çmime Oskar, është se Nio, roli protagonist i filmit nuk do të luhet më nga Keanu Reeves.

Pretendenti kryesor për zëvendësimin e tij është Majkëll B. Xhordan, aktori që interpreton në filmin e fundit të Roki Balboas, Creed.

Dalja e filmit në vitin 1999 ishte një sukses i rëndësishëm dhe shënoi revolicion në kinematografinë amerikane. “Matrix” u pasua edhe nga dy seri të tjera, “Matrix Reloaded” dhe “The Matrix Revolutions”, por që u pëlqyen më pak.

Tv Klan