Pjesa e parë e ditës do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë vendin, herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta, kryesisht në zonat juglindore të vendit.

Parashikohet që kushtet e qëndrueshme atmosferike të vijojnë edhe gjatë orëve të pasdites duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në të gjithë territorin shqiptar. Në orët e vona të natës priten sërish vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në zonat veriore e qendrore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi jugperëndimor dhe për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë./tvklan.al