Pas pushimit gati një javor, parlamenti i Maqedonisë i është rikthyer odisesë së seancës konstitutive ku debatohet për emrin e kreut të ri të Kuvendit, post për të cilin është propozuar deputeti shqiptar, Talat Xhaferi.

Debati në sallë ka vijuar aty ku është lënë. Për VMRO –DPME, duhet që LSDM të heqë dorë nga platforma e partive shqiptare dhe kjo sipas partisë se Gruevskit është e vetmja zgjidhje.

Deputetët e  LSDM-së thonë se partia e Gruevskit nuk zbaton rregulloren e parlamentit dhe qëllimisht zapton foltoren për tema që nuk kanë të bëjnë me pikat kryesore të rendit të ditës.  

Sakaq, në Maqedoni po kryen një vizitë jo zyrtare, ish ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë Carl Bildt të cilin, presidenti Ivanov ka refuzuar ta takojë.

 “Në çdo shtet normal, ekziston Kushtetute, e cila duhet të respektohet”, theksoi Bildt pas takimit me përfaqësuesit e LSDM-së.

Tv Klan