Gjykata e Krimeve të Rënda rikthen për gjykim nga fillimi dosjen ndaj 11 të pandehurve nga Lazarati, që akuzohen për vrasjen e policit të RENEA-s Ibrahim Basha.

Procesi gjyqësor ndodhej në fund të tij, por ka qenë kërkesa e avokatit për pavlefshmërinë e provave që ka bërë që gjykata të revokojë vendimin e gjykimit të shkurtuar. Sipas avokatit, Elvis Bocia, klienti i tij është ngatërruar me një person tjetër nga prokuroria dhe për këtë fakt u kërkua pavlefshmëria e akteve të hetimit.

Kërkesa u pranua nga gjykata dhe çështjen u kthye nga fillimi, edhe pse Prokuroria dhe avokatët e tjerë kishin lexuar konkluzionet përfundimtare.

Tv Klan