Rikthehet sot në ekranin e Televizionit Klan, “Sarasvaticandra”, një prej serialeve më të dashura për publikun shqiptar.

Seritë e reja të këtij prodhimi hit indian do të keni mundësinë t’i ndiqni nga e hëna në të premte, në orën 18:20.

Në qendër të “Sarasvaticandra” është historia e pamundur e dashurisë mes Kumudit dhe Sarasvatichandra.

A do të ribashkohen ata një ditë? A do të merret vesh sekreti i Sarasvatichadrës në shtëpinë e Kumudit?

Çfarë të fshehtash do të zbulohen dhe kur do të marrin fund vuajtjet e Kumudit?

Të gjitha këto do t’i zbuloni në seritë e reja, duke nisur nga sot, ekskluzivisht vetëm në Televizionin Klan./tvklan.al