SUPERLIGASuperliga ka lënë pas pushimet. Kampionati shqiptar ka zhvilluar disa prej takimeve të javës së 17. Partizani ka barazuar 0 – 0 me Kukësin në një ndeshje me raste për të dy ekipet. Pavarësit këtij rezultati Partizani mbetet në vendin e dytë në renditje.

Pa gola është mbyllur edhe takimi mes Kastriotit dhe i Tiranës i zhvilluar në Krujë. Ky rezultat i shërben pak të dy ekipeve në objektivin e tyre për t’i shpëtuar rënies nga kategoria. Laçi ka barazuar me rezultatin 2 – 2 takimin me Besën në Kavajë. Vendasit kanë barazuar rezultatin në minutat e fundit, ndërsa ekipi krubinas e ka mbyllur me 8 futbollistë për shkak të kartonëve të kuq të dhënë nga arbitri Enea Jorgji. Të dielën do të luhen edhe 3 ndeshje të tjera mes tyre spikat Skënderbeu – Vllaznia.