Zëri i mrekullueshëm i Tefta Tashko Koços është tashmë një trashëgimi e çmuar e kulturës sonë.

Regjistrimet në disqe të këngëve lirike qytetare të Teftës u bënë emblematike dhe u ndërthurën me shpirtin e përbashkët shqiptar si pjesë e ndjesisë, qenies dhe krenarisë. Ajo regjistroi në Itali 42 këngë, mes viteve 1937 dhe 1942, pasi mësoi se vuante nga kanceri.

Fotografi të papublikuara më parë, të ruajtura në familje, tregojnë shumë më tepër se sa thjesht për trashëgiminë profesionale të Teftës.  

Në këtë publikim të djalit të saj Eno Koço tregohet jo vetëm karriera si këngëtare, por ilustrohet  jeta e saj në shumë aspekte, duke ndarë me ne mjaft momente jetësore si studente, bijë, kolege, mike, grua dhe nënë.

Artistja dallon dhe për korektësinë e saj në shkrim. Ajo i ka ruajtur për një kohë të gjatë të gjitha  tekstet e këngëve, shumë prej tyre i ka shkruajtur poeti i madh Lasgush Poradeci, ku Eno Koço   tregon se këtë punë poeti e ka bërë falas për shkak se Tefta do u jepte fuqi vargjeve të tij.

KLAN PLUS