Lara Croft, heroina protagoniste në sagën Tomb Raider rikthehet pas më shumë se 10 vjetësh, këtë herë jo nën interpretimin e Angelina Jolie, por të 28-vjeçares suedeze Alisia Vikander.

Traileri i filmit të fundit hedh dritë mbi historinë e luftëtares aventuriere. Lara është një 21-vjeçare, e bija e një sipërmarrësi të zhdukur kur ajo ishte ende e vogël. Ajo është një vajzë e pavarur, e shkëputur nga e shkuara, deri në momentin që zbulon një mesazh të lënë nga i ati.

Odisea e saj për të mbërritur në një ishull misterioz japonez është një mision plot të papritura dhe rreziqe, që nxjerrin në pah karakterin luftarak të Lara Croft./Tv Klan