Hansi, mirëmbajtësi i një rrokaqielli, shkoi për të parë pse nuk kishte ujë në katin e tetë. Fatina, një banore ishte në pritje të të dashurit të saj, Kalilit, që në mënyrë të mistershmë kishte ngecur në ashensor në mes të dy kateve.

Franciska, që vuan nga amnezia pas gjumit bie të flerë çdo natë para perëndimit dhe harron gjërat që i ndodhin çdo ditë.

Dhe Piter, përgjuesi romantik kalon përmes dyerve të hapura më kuriozitetin se çfarë do të gjejë aty. Këta janë pesë karakteret e dramës gjermane “Nata Arabe”, që regjisori Stefan Çapaliku sjell në Teatrin “Metropol”.

“Natë Arabe” ngjit në skenë, pas një kohe të gjatë mungese, aktoren Ema Ndoja në rolin e Franciskës. Tejet lakonike në përgjigje, ajo thotë se dëshirën për t’u rikthyer e gjeti të liria në interpretim që regjisori i ofron.

Tv Klan