Rikthimi i Hajrie Rondos në teatër



Për të bërë krahasimin se çfarë vjen nga dje, ku jemi sot dhe gjurmën që do të lejmë në ardhmëri, Sonila Kapidani, gjithnjë i referohet trashëgimisë kulturore.

Nga arkivat e estradës së Tiranës, pas tre dekadash, regjisorja që rrugëtimin e saj artistik e ka lidhur ngushtësisht me dramën shqipe, nxjerr “Tre Dhëndurët”.

Komedia e Dionis Bubanit, është historia e një familjeje shqiptare në vitet 40. Shqetësimi i tyre është martesa e vajzës së vetme.

Propozimet për dhëndurë janë tre, një gjerman, italian dhe anglez. Zgjedhja është e vështirë, pasi cili kandidat do të garantojë pushtet ekonomik, social dhe politik.

Nëse do t’i heqim petkun e kohës, “Tre Dhëndurët” është shëmbëlltyra e asaj që ndodh sot me ndryshimin e pushteteve. Ikja e një partie dhe ardhja e një tjetre e vendos individin në kaos ekomomik dhe social.

“Tre dhëndurët” është një rikthim i dyfishtë. Në skenë e teatrit “Metropol” dhe në rolin e Sanies, e ëma vajzës do të interpretohet nga Hajrie Rondo, pas betejës së fituar kundër një sëmundjeje të rëndë.

Tv Klan

Kategori
KulturëLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*