Spektatori i kinemasë nuk është ai që çdo regjisor shqiptar apo organizator i festivaleve të filmit që zhvillohen në vendin tonë do të dëshironte të ishte.

Pavarësisht kësaj, përpjekja për t’i rikthyer njerëzit te magjia e artit të shtatë ende vazhdon. Një shembull i tillë është edhe Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Dea Open Air”. Ashtu si në të parin edhe në edicionin e katërt, krijuesi dhe drejtuesi i tij, Edmond Topi, gjithçka kërkon është vetëm mbushja me spektatore e kinemasë.

Në funksion të spektatorit organizatorët sjellin programin, jashtë konkurrimit, “Miqtë e kinemasë”.

Nga viti i parë i konkurrimit numri i konkurruesve të huaj është në rritje. E kundërta ndodh me produktin shqiptar. Përfaqësimi në të dyja kategoritë, të filmit të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër, është i vogël.

Nga e Diela, kinema “Limani” dhe “Bougainville” do të jenë dy stacionet e takimit të spektatorit me filmat konkurrues në “Festivalin e Filmit Dea” në Sarandë. /Tv Klan