shen thanasKjo është Kisha e Shën Thanasit, e ndërtuar në shekullin e 18, në zonën që sot njihet si Karavastja e Re.

Ky objekt kulti i besimit ortodoks do t’i nënshtrohet një restaurimi të plotë.

Rikthimi në identitet i ndërtesës dy katëshe, pjesë e trashëgimisë tonë kulturore, vjen pasi Kisha e Shën Thanasit po përjetonte ditët e saj të rrënimit.

At Mihali që kryen shërbesat fetare thotë se Kisha, që sot gjendet në Parkun Kombëtar të Karavastasë, është në gjendje të mjerueshme.

Prej vitesh ky objekt qëndroi jashtë vëmendjes së investimeve. Sipas përfaqësuesve të Kishës, shkak është bërë një konflikt mes Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe Kishës Ortodokse.

Kisha e Shën Thanasit është një nga shtatë objektet e trashëgimisë kulturore që Ministria e Kulturës është angazhuar për t’i restauruar, falë edhe fondeve që do vihen në dispozion nga të ardhurat e Lojërave të Fatit.

Tv Klan