annaE kujtoni çiftin e famshëm të 2001, Anna Kournikova dhe Enrique Iglesias? Ata vazhdojnë të qendrojnë bashkë dhe madje kanë një marrëdhënie shumë të fortë. Këtë lidhje e mban gjallë Enrique me këngët e tij apo Anna me këmbët e saj?

Çifti në fjalë është parë në Miami dhe qendrimi i tyre me njëri – tjetrin ka qenë shumë “hot”. Anna 33 vjeç dhe Enrique 39 vjeç kanë një pasion të vjetër për shëtitjet në det me jaht. Edhe në vitin 2013 dhe 2014 çifti është fotografuar nga paparazët duke bërë xhiro me jaht dhe sërish janë parë po në të njëjtën situatë.

Marrëdhënia e tyre ka arritur të qendrojë e paprekur, pavarësisht një “zënke” në vjeshtë të 2013, por që u ribashkuan sërish. Nga ana tjetër Kournikova është shprehur se martesa nuk është në planet e mia, pasi kam një jetë shumë të lumtur dhe për mua kjo është ajo që ka rëndësi. E rëndësishme në çift është që të kesh respekt dhe përkushtim.

tvklan.al