26 vjet më parë do të dilte në treg gazeta e parë e pavarur, Rilindja Demokratike. Në një ceremoni të organizuar nga Partia demokratike janë mbledhur bashkë themelues të kësaj gazete, gazetarë, botues dhe drejtues të mediave të shkruara dhe elektronike në vend. Kreu i PD –së Lulzim Basha tha se shtypi sot gjendet nën presion e qeverisë.

Basha tha se ai është i hapur me mediat edhe kur ato e kritikojnë. Ai tha se sfida e të gjithëve është garantimi zgjedhjeve të lira dhe demokratike në qershor.

Në këtë përvjetor, Presidenti i republikës Bujar Nishani vlerësoi me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” gazetën “Rilindja Demokratike”./ TV KLAN