Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina drejt vendit tonë i shqiptarit Albert Islami, 48 vjeç, lindur  në Fier.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier , me vendimin Nr. 127, datë 11.11.1998, e ka dënuar me 18 vjet burgim, për kryerjen e veprës  penale, “Vrasje me paramendim”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal Shqiptar.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë./tvklan.al