Zgjatja e kontratës së Lionel Messi me Barcelona është kthyer edhe në një garë mediatike. Pak ditë më parë gazeta pranë Real Madrid, “AS” shkruante se argjentinasi i kishte thënë jo ofertës së klubit katalanas.

Kundërpëgjigjia vjen nga “Sport” dhe “Mundo Deportivo”. Sportivet katalanase janë të sigurta që Messi do të mbyllë së shpejti marrëvshjen e re.

“Do të rinovojë” dhe “Mungon vetëm firma” janë titujt e këtyre gazetave.

Flitet për një kohëzgjatje deri në 2022, ndërsa po punohet për të rënë dakord edhe për disa pika të kontratës nga e cila do të përfitojë 30 deri në 35 milionë euro në sezon.

Marrvëeshja aktuale me futbollistin argjentinas përfundon në Qershor të 2018. Lionel Messi është një ikonë e Barcelona, me të cilën ka fituar gjithçka.

Tv Klan