Gianluigi Donnarumma cilësohet portieri më me perspektivë në Itali për momentin. Djaloshi që mbron portën e Milan më 25 shkurt do të mbushë 18 vjeç dhe pret të rinovojë me ekipin. Gazeta britanike “The Sun” shkruan se menaxheri i tij Mino Raiola është gati t’i kërkojë klubit rreth 10 milionë euro në sezon.

Sipas mediave italiane kjo shumë është bruto dhe përgjysmohet pas taksave. Gianluigi Donnarumma për momentin paguhet 250 mijë euro neto në sezon, një shumë disa herë më ulët se ajo që pritet të përfitojë lojtari. Kjo mund të jetë edhe një strategji e menaxherit të njohur, pasi Donnarumma pëlqehet edhe nga ekipe brenda dhe jashtë Italisë.

Gianluigi Donnarumma është pjesë e ekipit të parë të Milan prej vitit 2015, ndërsa kontrata e tij aktuale përfundon në qershor të 2018.

Tv Klan