brown vs riri

Rihanna preferoi që të mos parakalonte në tapetin e kuq të BET Award mbrëmjen e së dielës, për të evituar një përballje të mundshme me ish – të dashurin, Chris Brown.

Siç shkruan Dailymail, artistja 27 – vjeçare ndodhej brenda në teatrin e madh të Microsoft ndërkohë që Brown pozonte jashtë për fotografët.

Vendimi i RiRit vjen një javë pasi ajo dhe “partneri” i ri, futbollisti Karim Benzema rastisën në të njëjtin klub me Brown.

Brown dhe Rihanna u ndanë në 2009 – ën, pasi reperi u shpall fajtor për agresion, pas raportimeve se kishte ushtruar dhunë mbi këngëtaren. Ata u pajtuan sërish në 2012, por u ndanë përfundimisht 1 vit më vonë. /tvklan.al