rama-buxhetiQeveria do të rishikojë buxhetin e këtij viti duke parashikuar një sërë investimesh në disa sektorë, por duke parashikuar dhe një fond prej 32 milionë dollarësh për uljen e defiçitit.

Për Kryeministrit kjo është një e dhënë shumë e rëndësishme e cila tejkalon dhe objektivin ambicioz që qeveria shqiptare kishte vendosur me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

152 milionë dollarë nga buxheti i 2014 Kryeministri lajmëron se do të shkojnë për rinvestime.

Janë 51 projekte kryesisht në infrastrukturë që janë nisur nga qeveria e mëparshme të cilat do të financohen për të përfunduar siç thekson Kryeministri, brënda këtij viti.

5 nga këto projekte të veçuara dhe në fjalën e kreut të mazhorancës, janë Rruga e Valbonës, Rruga Kukës- Has, rruga Lin – Pogradec, rruga Plepa-Rrogozhinë, Korçë – Ersekë.

Kreu i qeverisë lajmëron se në buxhetin e rishikuar, një zë i veçantë është parashikuar për projektin e xhamisë së kryeqytetit por dhe për teqen e madhe të bektashinjëve.

Për personat me aftësi të kufizuar, qeveria parashikon një fond prej 43 milionë dollarësh, fond që sipas Kryeministri do të lajë përfundimisht borxhet e akumuluar për këtë shtresë.

Për infrastrukturën arsimore dhe më konkretisht, për blerjen e tabletave dixhitale për nxënësit e shkollave 9- vjeçare është parashikuar një fond prej 7 milionë dollarësh.

Investime parashikohen në këtë buxhet të rishikuar dhe në infrastrukturën e shëndetësisë një fond prej afro 11 milionë dollarë, në infrastrukturën e rendit kryesisht për automjete për policinë 3 milion dollarë, për mbjedhjen e pemëve të reja.

Në fund duke justifikuar mungesën e hapësirës për pyetje nga gazetarët, Kryeministri lajmëroi se interesit për çështjen e Guvernatorit dhe Bankës së Shqipërisë do t’i përgjigjet të enjten në mbrëmje në ekranin e Tv Klan në emisionin “Opinion”, përballë gazetarit Blendi Fevziu.

Tv Klan