risoto

Përbërësit:

½ qepë

Vaj ulliri

250 gr gjalp

1 gotë verë e bardhë

Lëng mishi

2 dradha të pjekura

100 gr djathë gorgonzola

Djathë parmigiano

Rozamarinë

Përgatitja:

Hedhim në një tigan të thellë pak vaj ulliri dhe qepën e prerë hollë. Sapo qepa fillon e merr pak ngjyrë të verdhë, i kavardisim pak sëbashku. E shuajmë me verën e bardhë dhe pasi orizi e ka përthithur të gjithën, shtojmë nga pak lëngun e mishit. E rregullojmë me kripë dhe piper dhe e lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë, duke bërë gjithmonë kujdes që orizi të mos ngjisë me fundit e tiganit.

5 minuta përpara se orizi të këtë përfunduar zierjen, shtojmë djathin gorgonzola dhe dardhat që e kemi prerë në copa të vogla. Në fund i hedhim dhe rozmarinën. I përziejmë mirë dhe pasi përfundon zierja, i vendosim në pjatë ku grijmë dhe djathin parmigiano./tvklan.al