RistaIsh-Drejtori i IT-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Renald Rista ka sqaruar dje në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit,  Arian Çani në Klan ngjarjen e fshirjes së 4.3 milionë deklaratave tatimore nga serverat e këtij institucioni. Ish-shefi i IT-se deklaroi për herë të parë se nga serverat e  e Tatim Taksave janë kopjuar të dhëna konfidenciale të qytetarëve në këto 20 vitet e fudit nga grupi i auditeve të dërguar nga Ministria e Financave. Në datën 15 nëntor sipas tij, Ermal Beqiri ka hyrë me tre persona të tjerë, unë nuk i njihja personat. Kam patur debat me ta se kush ishin dhe çfarë përfaqësonin? Nga kërkimi që kam bërë kohët e fundit dhe nga informacionet e ABC Neës rezultojnë që këta persona punojnë në një kompani private. Ermal Beqri dhe Panajot Gjknuri kanë kompanitë e tyre private. Konflikt i pastër interesi pasi operojnë në fushën e IT-së. Ai ka sqaruar në mënyrë kronologjike në emision edhe ngjarjen e kopjimit të serverave që sipas ish shefit të IT-së është kryer për tre ditë. Kjo vërtetohet edhe nga pmajet filmike të transmetuara në media se këta persona pasi kanë hyrë në dhonat e serverave kanë dale prej tyre me kutitë

Hard-Disqe

në duar.