rita aaaaa

Rita Ora është parë në shoqërinë e një mashkulli tjetër. Bëhet fjalë për reperin amerikan Yoni Laham i njohur me emrin artistik Bridge.

Të dy janë parë të përqafuar me njëri – tjetrin ndërsa shkonin për drekë së bashku  me një grup miqsh.

Burime për  “The Sun”  deklaruan se dyshja është në një lidhje dashurie dhe Rita ndihet  mirë me Yon pasi kanë shumë gjëra të përbashkëta.

Sipas burimeve Rita ka qenë beqare për disa kohë që nga ndarja me Ricky Hilfiger vitin e kaluar.

rita 2

Ndërkaq shqiptarja me famë botërore ka qenë sërish në qendër të vëmendjes së mediave të njohura pas perfomancave në veshje gjatë javës së modës në Paris./tvklan.al