Këngëtarja me famë botërore Rita Ora ka publikuar këngën e radhës dhe sigurisht  ky do të jetë një tjetër sukses për të.  

“Anywhere” është  titulli  i këngës  dhe  bukuroshja  Kosovare duket vërtet  mahnitëse në rrugët e New Yorkut, ku dhe tërhoqi shumë vëmendje gjatë xhirimit të videoklipit. 

https://www.youtube.com//embed/ksdAs4LBRq8

 

Këngët e publikuara vetëm pak muaj më parë si ‘Your Song ‘ dhe ‘Lonely  together’ janë renditur në 5 këngët më të dëgjuara në Britaninë e Madhe.  

Ajo ende nuk ka publikuar një album por duket se këtë fundvit është rikthyer shumë fuqishëm. 

Taylor Swift ka publikuar këngën e saj më të fundit e cila duket një dedikim për të dashurin e saj Joe Alwyn. Sigurisht që ylli i popit thyen rekordet dhe në vetëm pak orë të publikimit ka marrë miliona klikime.   

https://www.youtube.com//embed/EUoe7cf0HYw

Romanca me aktorin Britani po e bën këngëtaren edhe më krijuese.

“Je kaq i mrekullueshëm, nuk mund të them asgjë më shumë”. Ajo flet  dhe për sytë e tij blu që kanë thellësinë e oqeanit.

Ata kanë vendosur të mbajnë lidhjen e tyre jashtë vëmendjes së  mediave, ndërsa burime afër tyre tregojnë se ata janë shumë të  dashuruar.

Klan Plus