Ylli i Pop-it me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka folur hapur lidhur me “betejën” e saj që ka patur me ankthin.

Në një intervistë për numrin e ri të revistës britanike “Cosmopolitan”, Rita Ora ka treguar se ajo i është nënshtruar terapisë një herë në javë.

rita 2

Këngëtarja e “Poison” zbuloi gjithashtu se ajo përjetonte ankth sa herë që mendonte për të ardhmen e saj. Që nga ajo kohë ajo e ka patur të nevojshme që të konsultohej me dikë në lidhje me frikën e saj.

“Unë kam dikë me të cilin flas një herë në javë. Njerëzit vuajnë prej ankthit në mënyra të ndryshme, por për mua kjo ndodh kur mendoj për qëllimet afatgjata.”

25-vjeçarja shtoi se tashmë ka një mbështetje të fortë që e ndihmon për të lehtësuar ankthin e saj.

Ajo ka pranuar se merr antidepresant sa herë realizon një këngë ose regjistron një këngë të re në studio.

Gjatë intervistës ajo ka shfaqur respekt për këngëtarin Zayn Malik, i cili ka folur hapur në mediat sociale për ankthin dhe betejën e tij për ta mposhtur atë.

“Unë jam shumë e kënaqur që dikush ka folur në lidhje me të.  Unë nuk kam frikë ta pranoj se kam patur terapi.”

Këngëtarja dhe aktorja e njohur, gjithashtu ka shprehur hapur përvojat e saj të hidhura mbi sulmet e panikut.

Përveç stresit në jetën e saj, Ora ka shtuar se është bërë viktimë e seksizmit në industrinë e muzikës./tvklan.al