1

Ajo kurrë nuk humb rast për të nxjerrë në pah asetet e saj, por këngëtarja shqiptare Rita Ora nuk është ndjerë gjithmonë komode me trupin.

2

24 – vjeçarja ka thënë në një intervistë dhënë për GraziaDaily.com.uk, se ajo filloi të zhvillohej në moshën 14 – vjeçare, më herët se bashkëmoshataret e saj dhe kur gjinjtë filluan t’i rriteshin, ajo e urrente.

3

Rita Ora ka thënë se ishte e para vajzë në shkollë që kishte gjinj të zhvilluar dhe nuk e pëlqente këtë fakt, derisa djemtë më simpatikë të shkollës filluan të interesoheshin për të. Më pas fillova të ndihesha mirë me veten, shpjegon këngëtarja shqiptare.

4

Unë tani ndihem komode me trupin tim dhe e dua atë ashtu siç është, ka përfunduar këngëtarja 24 – vjeçare./tvklan.al