models-rock-the-runway-for-versace-in-paris-03

Një ndër ngjarjet më të mëdha në industrinë e modës po mbahet këto ditë në Paris. “Paris Fashion Week”, ka mbledhur në kryeqytetin francez, ajkën e industrisë së modës, por dhe yje e showbiz-it botëror.

Ndër personazhet e famshme që spikati në radhën e parë në sfilatën e markës së njohur “Versace” ishte dhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora.

Artistja ishte ndër personalitet që u komentua më shumë nga mediat, kjo për shkak të paraqitjes së saj me një fustan shumë seksi në ngjyrë portokalli, një model ekskluziv i kësaj marke, të cilin e kishte veshur pa të brendshme.

Gjithashtu sfialata e mbrëmshme e markës “haute couture”, kishte mbredhur në pasarelën e saj, disa prej emrave më të njohur të modelingut në botë.

Gigi Hadid, Gigi Hadid, Rosie Huntington-Whiteley dhe Irina Shayk, kanë parakaluar me veshje elegante dhe shumë femërore të koleksionit të ri të kësaj firme. Ndërkohë që në pasarelën janë ngjitur dhe modele si Lara Stone, Joan Smalls dhe Behati Prinsloo./tvklan.al