Rita Ora i shpëton breshërisë së plumbave



Disa orë më parë në një zonë të pasur të Londrës pati breshëri armësh nga xhami i një makine dhe viktima mund të kishte qenë këngëtarja e njohur me origjinë nga Kosova Rita Ora.

Policia britanike pushtoi Square Colville në Notting Hill pasi një person filloi të shtinte me armë nga xhami i makinës së tij.

Ajo kaloi në zonë duke shijuar një pije freskuese disa minuta para se personi që gjendej në makinë të hapte zjarr.

Personi ende i paidentifikuar hapi zjarr rreth orës 2 të drekës në Colville Gardens, W11.

Sipas oficerëve të policisë nuk ka patur asnjë të lënduar.

Policia po vazhdon me hetimet pasi plumbat kaluan përmes një shtëpie në katin e parë./tvklan.al

 

Kategori
ShowBizTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*


Emisione