rita oraRita Ora i bashkohet panelit gjykues të “The Voice of UK” së bashku me Tom Jones, will.i.am dhe Ricky Wilson. Ajo është një nga këngëtaret më të shitura të momentit dhe përzgjedhja e saj për të qenë pjesë e “voice britanik” ka qenë krejt e rastësishme.

Ajo e ka pranuar menjëherë ofertën për të qenë pjesë e këtij super spektakli.

Këngëtarja me origjinë shqiptare do të zëvendësojë dy këngëtaret e famshme si,  Kylie Minogue dhe Jessie J, duke qenë kështu edhe tranjerja e vetme femër në panelin e jurisë për vitin 2014.

Rita Ora është shprehur se ndihet tejet e entuziazmuar që tashmë do të jetë pjesë e kësaj jurie, spektakël ky që do të transmetohet çdo të shtunë në mbrëmje në Britani.

Adhuruesit e saj sapo janë vënë në dijeni të këtij fakti nuk kanë humbur kohë për të uruar Rita Orën në rrjetet sociale apo kudo që ata kanë mundur. Tashmë duket se suksesi i Rita Orës nuk ka nevojë për fjalë të tepërta, pasi karriera e saj si soliste po arrin majat.

V. Kërçiku