Rita Ora zgjodhi një mënyrë të veçantë për të përshëndetur fansat e saj në Instagram, duke i hequr të gjitha.

Një foto që tabloidi britanik Daily Mail  e konsideron si më të nxehtën e deri më tani për 2018-ën.

Foto mendohet të jetë shkrepur në rezortin e skive në Aspen të Kolorados në Shtetet e Bashkuara, atje ku ylli i Popit dhe R&B-së kaloi festën e fundvitit nën shoqërinë e të tjerë personazheve të famshme si Paris Hilton e Sofia Riçi, të shfaqura edhe në këtë foto të përbashkët.

Viti 2017 rezultoi i suksesshëm për këngëtaren britanike me prejardhje shqiptare. 27-vjeçarja prezantoi një prej eventeve më të rëndësishme të muzikës europiane atë të MTV Europeans Music Awards, si dhe prezantoi albumin e saj të dytë. Shumë surpriza ajo premton edhe për vitin 2018.

Tv Klan