Gjërat nuk kanë qenë aspak të lehta për këngëtaren me origjinë kosovare Rita Ora që prej momentit kur kompania “Rock Nation”, e drejtuar nga Jay-Z, e ka gjobitur me 2.4 milionë dollarë për shkeljen e kontratës.

Kjo e bëri Ritën që të shtynte planet që kishte për albumin e saj të dytë. Por çdo gjë e ka një zgjidhje, dhe Rita mesa duket e ka arritur një marrëveshje me paditësit duke bërë që mos ti ndalojë planet e saj.

25-vjeçarja ka rrëfyer gjatë një interviste për “Evening Standard” se ka planifikuar që këngët e reja t’i publikoj pas premierës së “50 Shades Darker”, film ky në të cilin do të aktrojë.

Ajo ka treguar se albumi i ri do të ketë në përmbajtje historitë e jetës së saj si refugjate nga Kosova duke kërkuar strehim në Londër.

Rita Ora pavarësisht famës që ka marrë në mbarë botën I ka kushtuar përherë vëmendje Shqipërisë, e nëse në albumin e parë e pamë të realizonte një klip në Kosovë, këngëtarja ka dashur këtë herë që albumi I ri të ketë gjithashtu elemente autentike të muzikës shqiptare.

Ajo është shprehur se po punon me instrumente specifikë që përfaqësojnë kombësinë e saj dhe vendin prej nga vjen.

Rita ka nënshkruar një kontratë me një studio regjistrimi në Angli dhe i gjithë albumi do të krijohet në Londër.

Artistja me famë botërore ka thënë se ka për qëllim që këtë projekt ta ketë gati deri në fund të vitit./tvklan.al