Viti 2017 ka qenë i mbushur me suksese të njëpasnjëshme për Rita Orën dhe këngëtarja me origjinë shqiptare uroi Vitin e Ri fansave të saj me këto dy poza tejet provokuese.

Për të kujtuar disa nga momentet më të bukura të vitit që po mbyllet, Rita zgjodhi edhe disa foto të tjera, ku nuk mungonte paraqitja në MTV (European Music Awards), me një robdeshambër.

27- vjeçarja u rikthye fuqishëm në skenën muzikore me hitin e saj të fundit “Anywhere”, një këngë pritur mjaft mirë nga dëgjuesit, duke marrë rreth 50 milionë klikim në Youtube.

Krahas karrierës 2017-a ka qenë një vit i suksesshëm edhe në jetën private për Rita Orën, e cila pas shumë zërave konfirmoi lidhjen më këngëtarin amerikan Andrew Watt.

Tv Klan