I ka shprehur dashurinë dhe mirënjohjen e saj, në ditën kushtuar Nënave.

Këngëtarja e njohur me prejardhje shqiptare, Rita Ora ka qenë e ftuar në një program special, “VH1 Dear Mama”, ku ka folur për nënën e saj, Verën si dhe për betejën  e saj me kancerin e gjirit.

Në një video të publikuar në YouTube, Rita e emocionuar rrëfen se e ëma nga një doktoreshë në Kosovë, iu desh sërëish që të përvishte mëngët 6 vjet për t’u rikualifikuar.

“Nënë t’i kurrë nuk u dorëzove. Shkove në shkollë, nise një punë për të ndihmuar babanë dhe për të përkrahësh familjen tonë. Të gjitha këto i bëre gjatë kohës sa ishe duke luftuar ndaj kancerit”, ka shtuar. “Kemi thënë se nuk do të qajmë”, ka thënë Rita e cila ka emocionuar të gjithë publikun