Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka dhuruar një spektakel të vërtetë. 26 – vjeçarja është fotografuar topless, ndërsa po shijon pushimet në Xhamajkë.

Seanca e radhës nën rrezet e diellit ka ardhur edhe më natyrale se ç’pritej. Rita ora, e patrukuar preferoi të zhvishet topless.

Prej disa ditësh Rita Ora ndodhet në Xhamajkë nga ku nuk ka hezituar të postojë shpesh foto provokuese. Instagrami i saj është mbushur me imazhe ku këngëtarja shqiptare tregon ‘asetet” e saj.

Udhëtimi i saj i fundit vjen në kohën kur mediat flasin për një marrëdhënie romantike mes këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare dhe këshilltarit artistik Tyrone Ëood, djali i kitaristit të grupit legjendar Rolling  Stones.

Tv Klan