Rita Ora ka shuar thashethemet sa i përket dyshimeve për një marrëdhënie të mundshme mes saj dhe Jay Z.

Këtë gjë 24 -vjeçarja ka vendosur ta bëjë duke postuar në rrjetet sociale një selfie me Beyonce, foto e cila shoqërohet me diçiturën “family” dhe një zemër.

Kjo fotografi është bërë gjatë mbrëmjes në “Met Gala”, në Muzeun Metropolitan të Artit në New York.

Rita Ora ka vërtetuar edhe njëherë se ajo nuk është “Becky.”

rita ora 2

Pas publikimit të albumit të Beyonce “Lemonade”, fansat e saj kanë reaguar ndaj një kënge ku ajo këndon për “Becky me flokë të mira” e cila “ka një takim me mashkullin e saj”, duke supozuar që vajza për të cilën këndon Beyonce është Rita Ora. Para Ritës, Rachel Roy ka qenë e përfolur që është vajza misterioze të cilës i këndon Beyonce.

Por Rita Ora  këtyre thashethemeve u ka dhënë fund duke thënë:

“Unë nuk kam asgjë me Beyonce përveç respektit maksimal për të. Le të shijojmë Lemonade”

 – ka shkruar ajo në Twitter./tvlan.al