01_28005318_69e197_2581396a

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora këto kohë gjithmonë e më shumë është në qendër të mediave, përsa i përket jetës së saj private. Brenda kësaj jave, që ka përkuar dhe me 25 vjetorin e këngëtares, bjondja sensuale është pikasur nga fotografët në takime me 3 meshkuj të ndryshëm.

10_28005318_9f68ef_2581392a

Ditën e enjten, në 25-vjetorin e saj,  artisja është pikasur në Londër me yllin e Formula 1, Lewis Hamilton.  Ata përfunduan festimet rreth orës 03.00 të mëngjesit, duke dalë nga “Dorchester Hotel”.

11_28005318_16b82f_2581393a

Fjalë për një romancë mes saj dhe rreperit Krept, ose Cayso Johnson, kanë qarkulluar këtë javë. Sidomos pas postimit të një video në profilin e tij në Instagram, duke kërcyer me Ritën dhe i vijuar me një dedikim ku i uronte ditëlindjen shoqëruar me zemra.

12_28005318_7960d6_2581394a

Aludimet e fundit janë për një djalë misterioz, me të cilin ajo është fotografuar mbrëmjen e djeshme. Çifti ka dal nga një restorant i njohur në Londër, ndërkohë që Rita kishte vendosur në kokë një kurorë.

Padiskutim që ajo është mbretëresha e takimeve./tvklan.al