Përbërësit: 

1 L lëng perimesh të ziera

320 gr oriz për rizoto

230 gr sallatë jeshile

40 gr verë e bardhë

40 gr djathë grana

30 gr stika pishe

30 gr ullinj të zinj

gjysmë qepe e njomë

vaj ulliri

kripë

Përgatitja:

Në një tigan me vaj ulliri skuqni gjysmën e qepës së njomë të grirë hollë. Më pas hidhni masën e orizit, skuqeni për një minute. E shuajmë me verë të bardhë. Më pas hedhim pak nga pak lëngun e perimeve të ziera deri në gatimin e rizotos (15-18 minuta). Në fund shtoni 10 gram vaj ulliri dhe djathin grana.

Në një blender fruloni stikat e pishës, ullinjtë dhe pjesën e mbetur të lëngut të perimeve (rreth 200 ml). Nëpër pjata shpërndani sallatën jeshile të prerë hollë, hidhni rizoton dhe më pas lart hidhni salcën e ullinjve./tvklan.al