“Duhet një burrë me një reputacion të veçantë për t’i marrë paratë një kombi të tërë”, fillon pikërisht kështu kënga më e re e Robi Williams, e titulluar “Party Like A Russian”, që ka ngritur një tymnajë polemikash në Rusi.

Mediat ruse akuzojnë këngëtarin britanik se ka paraqitur një imazh të keq që paragjykon popullin rus dhe është larg realitetit. Williams akuzohet gjithashtu se ka fyer Presidentin Vladimir Putin dhe rrezikon të shpallet person “non grata” në Rusi.

Kënga është e mbushur me elementë të traditës ruse, ku veçohet Matrioshka, e pranishme qoftë në refren, qoftë në strofën e dytë.

Por vetë Robi Williams i ka hedhur poshtë akuzat se kënga ka si qëllim të ofendojë Rusinë dhe se kuptimi i saj është thjesht se duhet të festohet siç vetëm rusët dinë të festojnë.

Tv Klan