Marrja e provimeve për të hyrë në universitet është një sfidë më vete në jetë. Por në ditët e sotme teknologjia ka avancuar aq shumë sa edhe robotët mund të marrin përsipër sfida të tilla.

Një robot japonez dha provimet që i japin nxënësit në Japoni për të hyrë në universitet, por nuk pati sukses.

Për të katërtin vit radhazi, roboti nuk ia ka dalë dot mbanë. Edhe pse duke treguar shenja të përmirësimit, notat e tij janë ende larg për të kaluar “pragun” e një universiteti ndërkombëtar , siç është ai i Tokios.

https://www.youtube.com//embed/Fs5_jy77Apc

Roboti i quajtur Torompou, ka filluar dhënien e provimeve në vitin 2013 dhe ka qenë i suksesshme të paktën në 80% e pyetjeve të provimit.   

Megjithatë, në lëndë të caktuara u paraqit më mirë në vitin 2016, duke u përgjigjur saktë 59% të pyetjeve në fizikë kundrejt 46.5% në vitin 2015.   

Pas këtij dështimi drejtuesit e Institutit Kombëtar të Tokios hoqën dorën nga ky testim, pasi inteligjenca artificiale nuk ka arritur ende një nivel që mund të zgjidhë kuptimin e të gjitha pyetjeve në provim./tvklan.al