Seria e filmave “Rocky” me aktor kryesor yllin e Hollivodit, Silvester Stalone, është një prej filmave më të ndjekur të të gjitha kohërave.

Por, përtej muskujve dhe fizikut të jashtëzakonshëm të Stalones fshihej diçka krejt tjetër. Aktori i famshëm ka kujtuar se fundmi dietën që ka kaluar gjatë përgatitjeve dhe xhirimeve për “Rocky III”, film i cili doli në kinema në vitin 1982.

  

Seria e filmave “Rocky” nisi në vitin 1976 dhe zgjati deri në vitin 2005 për të vazhduar më pas me “Creed” në 2015, por në secilin prej tyre Stalone ka kaluar dieta që mjekët i kanë gjetur si të rrezikshme për shëndetin e tij. Stalone kujton se për filmin “Rocky III” ka kaluar një dietë me kilogramë të tërë peshq dhe mjaltë si dhe me 25 filxhanë kafe në ditë.

 Si pasojë e kësaj diete niveli i yndyrës në trupin e tij ra deri në 2.9, një nivel shumë i rrezikshëm. “Mund të jem dukur shumë mirë nga jashtë, por nga brenda ishte diçka shumë e rrezikshme për t’u bërë,” tha Stalone, i cili kujton se herë pas herë shkonte në qoshe të ringut dhe kthehej me kokë poshtë për të çuar më shumë gjak në kokë./tvklan.al