Me role të dyta dhe të treta. Deri këtu shkonte protagonizmi i Denis Skurrës në operat e vëna në skenën tonë. Pas tre vitesh angazhim me kohë të plotë në Teatrin e Operas dhe Baletit, nga radhët e dyta dhe të treta zhvendoset në të parën, në krye, në personazhin kryesor, atë të Eisenstein në operetën “Lakuriqi i Natës”, që mbylli shfaqjet e saj të Martën. Për një lirik me zë të plotë dhe në moshën që Denisi është, 30 vjeç, kjo mund të quhet nisja e karrierës së tij.

Publiku që dëgjoi dhe pa këndimin e aktrimin e Denis Skurrës, me siguri pëlqeu tek ai artistin që i qasej me korrektësi mjedisit ku zhvilloheshin ngjarjet, e konkretisht në Austri dhe dialogjeve në shqip mes personazheve të veprës pa i veshur atyre dialektizma bezdisëse për veshin e publikut.

Tipologjia e zërit, por edhe paraqitja e mirë në rolin e parë kryesor janë fillimi i krijimit të repertorit të tij.

Tv Klan